Në mars 2023 gjatë vizitës së presidentit kinez në Moskë, Vladimir Putin i tha Xi Jinping se lufta në Ukrainë do të vazhdojtë të paktën 5 vite, shkruan rrjeti japonez Nikkei duke cituar burimet e veta.
Me këto deklarata, sipas burimeve të rrjetit japonez, Putin u përpoq të siguronte Kinën se lufta e zgjatur është e dobishme për Rusinë dhe në fund Moska do të fitojë.
Në të njëjtën kohë, kjo ishte një paralajmërim për Xi që të mos ndryshojë qëndrimin e tij pro-rus. Megjithatë, udhëheqja e Kinës është e dyshimtë nëse e konsideron të besueshme deklaratën e Putinit për qëllimin e tij për të vazhduar luftën për pesë vjet.
Bazuar në këto deklarata, Nikkei arrin në përfundimin se mesazhet e Putinit përmes kanaleve diplomatike tregojnë se ai nuk është i gatshëm për armëpushim.
/abcnews.al