Putin: Kulmi i epidemisë në Rusi s’ka ardhur akoma

schedule22:49 - 20 Prill, 2020

schedule 22:49 - 20 Prill, 2020

Presidenti rus Vladimir Putin së fundmi ka deklaruar se në Rusi akoma nuk ka arritur kulmi i pandemisë së Covid 19.  Putin ndër të tjera ai ka theksuar se koronavirusi po përhapet me shpejtësi dhe i gjithë vendi është në panik.

Gjatë një takimi me zyrtarë rusë, këtë të hënë ai ka thënë se autoritetet dhe shërbimet mjekësore kanë ndihmuar në ngadalësimin e nivelit të koronavirusit.

“Siç thonë ekspertët, kulmi i shkallës së infeksionit nuk ka ardhur ende, dhe tani duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta zbutur këtë kulm në kohën kur po regjistrohet një numër më i lartë i infeksioneve të reja”, tha Putin.

Ai shtoi se situata është e vështirë dhe se virusi vazhdon të përhapet jo vetëm në Moskë, por në të gjitha rajonet e tjera.

“Infeksioni është regjistruar në të gjitha 85 rajonet e Federatës Ruse”, tha Putin.

Ndërkohë deri më tani në Rusi kanë humbur jetën  405 persona dhe 47 121 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!