“Putin, kriminel lufte”, Toçi: Banderola në kufi mes Estonisë dhe Rusisë provokoi rusët, ja situata aktuale

schedule21:13 - 11 Maj, 2023

schedule 21:13 - 11 Maj, 2023

 

Kolonel Çlirim Toçi, i ftuar në një lidhje skype me emisionin  “Lufta dhe Paqja” foli edhe në lidhje me incidentin lokal të ndodhur në kufirin mes Estonisë dhe Rusisë më 9 Maj.

Në momentin që në qytetin rus në kufi me Estoninë po përgatiteshin për të festuar, në faqen e muzeut të luftës që qytetin estonez në kufi u vendos një banderolë “Putin, kriminel lufte” e cila dukej edhe nga qyteti rus.

Sapo  është ngritur kjo banderolë, kryetari i policisë së qytetit rus ka kërkuar takim urgjent me kryetar i policisë së qytetit estonez dhe takimi është bërë në mesin e urës që lidh dy qytetet.

Rusët kanë kërkuar që ajo banderolë të hiqet, por Estonia ka refuzuar duke u shprehur se bazuar në ligjet e tyre, asnjë vend tjetër nuk mund të ndërhyjë në një vend sovran.

Të martën në kufirin mes Rusisë dhe Estonisë, qyteti në anën ruse kishte vendosur të bënte një shfaqie me rastin e fitores së 9 Majit mbi fazhizmin.

Në anën estoneze në faqen e muzeut të luftës, që duket nga territori rus, u vendos një banderolë, “Putin, kriminel lufte”, e cila provokoi rusët.

Spektakli i përgatitur nga rusët është realizuar dhe është ndjekur edhe nga rusofolësit në Estoni. Kryetari i policisë së qytetit rus, i ka kërkuar një takim urgjent kryetarit të policisë së qytetit estonez dhe janë takuar në mes të urës që bën lidhjen mes qyteteve.

Një takim i paplanifikuar, i kërkuar nga pala ruse. Nuk është dhënë asnjë ultimatum. Estonezët kanë thënë se në bazë të ligjeve të tyre, banderola është e rregullt dhe nuk do të hiqet. Rusia nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në një vend sovran, kjo është deklarata që ka bërë Estonia” tha ai.

Koloneli tha se tanimë pak ditë pas kësaj ngjarjeje, situata është e qetë dhe nuk ka tensione.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!