Presidenti rus Vladimir Putin ka forcuar retorikën e tij mbi situatën në Ukrainë, duke krahasuar luftën në lindje të vendit me gjenocid. Rebelët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar me trupat ukrainase që nga viti 2014 dhe tensionet janë rritur ndërsa Rusia ka vendosur trupa në kufi, shkruan BBC
Ekziston frika se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën, të cilën Rusia e ka mohuar vazhdimisht. Ndërkohë nga tjetër Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë paralajmëruar Kremlinin për sanksione të ashpra nëse sulmon Ukrainën. Rusia ka akuzuar Ukrainën për provokim dhe ka kërkuar garanci kundër zgjerimit të NATO-s drejt lindjes dhe vendosjes së armëve pranë Rusisë.
Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se Moska mund të planifikojë një ofensivë ushtarake në fund të janarit, megjithëse zyrtarët amerikanë thonë se nuk është ende e qartë nëse presidenti Putin ka marrë një vendim, raporton abcnews.al
Vërejtjet e presidentit rus të enjten kishin për qëllim adresimin e çështjes së diskriminimit ndaj rusishtfolësve përtej kufijve të Rusisë, shumë prej të cilëve jetojnë në rajonin Donbas të Ukrainës lindore. Ai tha se rusofobia ishte hapi i parë drejt gjenocidit. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki i hodhi poshtë komentet, duke thënë se Rusia ishte e njohur për përshkallëzimin e retorikës dhe dezinformatave të saj.
Më shumë se 90,000 trupa ruse besohet se janë grumbulluar pranë kufijve të Ukrainës. Lëvizja ka tensionuar tashmë marrëdhëniet e tensionuara midis Rusisë dhe SHBA-së. Një pjesë e madhe e trupave ushtarake ruse ndodhet në Krime, ndërsa disa trupa janë vendosur gjithashtu pranë Donbasit.
Më shumë se 14,000 njerëz kanë humbur jetën në shtatë vite konflikt që kur forcat e mbështetura nga Rusia pushtuan zona të mëdha në lindje të Ukrainës.
/abcnews.al