Putin kërcënon me armë bërthamore. Presidenti rus i përgjigjet Biden për lejimin e Ukrainës të përdorë raketat

schedule12:04 - 19 Nëntor, 2024

schedule 12:04 - 19 Nëntor, 2024

Pasi heshti për më shumë se 24 orë, Presidenti Rus Vladimir Putin ka vendosur ti përgjigjet vendimit te Washingtonit per te lejuar Ukrainen qe te godase territoret e vendit te tij me raketa me rreze te gjate veprimi.

Kreu i Kremlinit nenshkroi kete te marte nje perditesim te doktrines berthamore Ruse, ku shkruhet se Moska mund te mendoje te perdore armet e saj berthamore, nëse ajo perballet me nje sulm me arme konvencionale dhe ky sulm eshte mbeshtetur nga nje fuqi berthamore.

Doktrina e re bërthamore e Moskës është një kërcënim i qartë i Kremlinit ndaj mbështetjes Ushtarake për Ukrainën, me Vladimir Putin që zotohet se do të përdor armët bërthamore kundrejt Kievit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vendimi për të ndryshuar doktrinën bërthamore të Rusisë ishte diskutuar prej muajsh. Në këtë doktrine përcakohet qartë se çdo sulm me raketa konvencionale, drone apo avionë luftarakë mund të konsiderohet një shkak për të nisur një kundërpërgjigje me përdorim të armëve bërthamore.

Ne perditesimet e doktrines te nenshkruara nga Putin theksohet gjithashtu se nese Rusia sulmohet nga nje Shtet qe eshte anetar I nje koalicioni, atehere Moska do ti pergjigjej Agresionit kunder te gjithe Koalicionit. Kjo pjese e doktrines shihet si nje mesazh presioni i Kremlinit ndaj NATO-s.

Vetëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetete e Bashkuaram Putin urdhëroi ndryshime në doktrinën bërthamore për të thënë se çdo sulm konvencional ndaj Rusisë i ndihmuar nga një fuqi bërthamore mund të konsiderohet si një sulm i përbashkët ndaj Rusisë.

Lufta më shumë se 2 vjeçare e Ukrainës ka shkaktuar konfrontimin më të rëndë midis Rusisë dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962 – e konsideruar si më e afërta që dy superfuqitë e Luftës së Ftohtë iu afruan ne menyre te qellimshme luftës bërthamore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!