Putin: Kemi nevojë për një botë shumëpolare

schedule12:18 - 4 Korrik, 2024

schedule 12:18 - 4 Korrik, 2024

Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Astana do të promovojë një “rend botëror shumëpolar”, sipas presidentit rus Vladimir Putin.

Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO,OCS), e cila po mban një samit sot, në një kohë kur marrëdhëniet me Perëndimin dhe vendet anëtare të saj, si Kina dhe Rusia  janë të tensionuara, po bën thirrje për një “rend botëror shumëpolar”, tha Putin, një deklaratë që synon supremacinë e Shteteve të Bashkuara, të cilin ai e ka denoncuar shpesh.

Në deklaratën e tyre përfundimtare, shtetet anëtare do të nënvizojnë “angazhimin e tyre për formimin e një rendi botëror të drejtë shumëpolar, bazuar në rolin qendror të Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe ambicien e shteteve sovrane për një partneritet me përfitim reciprok”, njoftoi Putin në hapjen e seancës plenare në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit.

Për presidentin rus dhe homologun e tij kinez Xi Jinping, gjithashtu i pranishëm në samit, kjo botë “multipolare” duhet të jetë një alternativë ndaj hegjemonisë amerikane në çështjet botërore.

Putini, veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës, ka shumëfishuar përpjekjet për të mbledhur vendet e Azisë, Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Amerikës Latine rreth kësaj ideje.

Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, e cila u themelua në vitin 2001, por është rritur vitet e fundit, deri më tani ka pasur nëntë vende anëtare (Kina, India, Irani, Rusia, Kazakistani, Kirgistani, Uzbekistani, Pakistani, Taxhikistani).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!