Presidenti rus Vladimir Putin ka punuar si shofer taksie për të përballuar jetesën pas rënies së Bashkimit Sovjetik, për të cilin ai tha se shënoi fundin e “Rusisë historike”, sipas një dokumentari që do të transmetohet së shpejti në televizionin rus, shkruan The Guardian
Problemet ekonomike të shkaktuara nga kolapsi detyruan shumë rusë të kërkonin mënyra të reja për të fituar para. Fundi i Bashkimit Sovjetik solli një periudhë paqëndrueshmërie ekonomike që zhyti shumë njerëz në varfëri teksa Rusia kaloi nga komunizmi në kapitalizëm.
“Ndonjëherë më duhej të fitoja pak para shtesë,” tha Putin në dokumentar, duke shpjeguar se herë pas here punonte si shofer taksie.
Në atë kohë, taksitë ishin të rralla në Rusi dhe shumë individë ndihmonin të tjerët për të përballuar jetesën, madje disa kanë përdorur ambulancat si taksi, raporton abcnews.al
Rikujtojmë se Putin ka qenë një ish-agjent i shërbimit sovjetik të sigurimit, KGB. Sidoqoftë, në fillim të viteve 1990 ai punoi në zyrën e kryetarit të bashkisë së Shën Petersburg, Anatoli Sobchak. Ai dha dorëheqjen nga KGB pas grushtit të shtetit të gushtit në 1991 kundër presidentit sovjetik Mikhail Gorbachev që çoi në shpërbërjen e BRSS.
/abcnews.al