Putin: Jepini dritë jeshile “Nord Stream 2” për të rritur furnizimin me gaz të BE-së

schedule21:30 - 21 Tetor, 2021

schedule 21:30 - 21 Tetor, 2021

Rusia është e gatshme të rrisë furnizimin me gaz në Evropë përmes gazsjellësit “Nord Stream 2” sapo të marrë “dritën jeshile” nga Gjermania”, tha sot Vladimir Putin, duke përsëritur politikën energjetike të Bashkimit Evropian për krizën e gazit dhe rekordin e çmimeve.

Tregjet evropiane të gazit po përballen me një mungesë prej 70 miliardë metra kub gaz” u citua të thoshte Putin duke shtuar se kjo kishte ndodhur, megjithëse Rusia kohët e fundit kishte rritur eksportet e saj.

Putin tha gjithashtu se Rusia është në rrugë të mirë për linjën e dytë të “Nord Stream 2” me gaz në dhjetor. Përfaqësuesi i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Tsizov theksoi se “linja e parë e “Nord Stream 2” ishte e mbushur me gaz dhe certifikimi ende nuk është përfunduar për të filluar funksionimin.

Gjithçka varet nga rregullatori gjerman. Kanë mbetur edhe katër muaj për certifikim, afati është 8 janari. Nga zhvillimet pozitive në këtë çështje do të përfitojnë konsumatorët europianë” tha ai./ Abcnews.al