Putin i quan rusët properëndimorë “tradhtarë kombëtarë”

schedule08:39 - 17 Mars, 2022

schedule 08:39 - 17 Mars, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka shtypur çdokënd që nuk e ka mbështetur luftën e nisur në Ukrainë, ka avancuar me sulmet e tij. Ai i ka quajtur rusët properëndimorë si “tradhtarë kombëtarë”.

“Perëndimi do të përpiqet të mbështetet në të ashtuquajturën kolonë të pestë, tek tradhtarët kombëtarë, tek ata që fitojnë para këtu me ne, por jetojnë atje. Dhe dua të them ‘jetoni atje’ as në kuptimin gjeografik të fjalës, por sipas mendimeve të tyre, ndërgjegjes së tyre skllavërore”, tha Putin.

Termi “kolona e pestë” zakonisht i referohet simpatizantëve të armikut dhe e ka origjinën gjatë Luftës Civile Spanjolle.

Udhëheqësi rus, forcat e të cilit janë bllokuar në Ukrainë dhe vendi i të cilit po përballet me katastrofë ekonomike për shkak të sanksioneve perëndimore, shpesh ka fajësuar ndikimet perëndimore për atë që mundon vendin e tij.

Putin ka imponuar besnikëri të verbër nga mediat ruse dhe në fillim të këtij muaji nënshkroi një projekt-ligj censurimi duke e bërë gati të pamundur për organizatat ndërkombëtare të lajmeve raportimin e saktë të lajmeve brenda ose nga Rusia.

/abcnews.al