Putin i përgjigjet Zelensky: Jam i gatshëm të pres në Moskë presidentin e Ukrainës

schedule20:20 - 22 Prill, 2021

schedule 20:20 - 22 Prill, 2021

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se është i gatshëm të takohej në Moskë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të diskutonte marrëdhëniet midis dy vendeve “në çdo kohë” sa herë që të mundte.

“Nëse bëhet fjalë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, atëherë ju lutem, do të pranojmë presidentin e Ukrainës në Moskë në çdo kohë “, tha Presidenti rus gjatë bisedimeve që zhvilloi me Presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko, duke komentuar në “në këtë mënyrë propozimi që Zelensky u bëri së fundmi për t’u takuar në Donbas.

Duke iu referuar propozimit, ai tha se nëse Zelensky do të dëshironte të fliste për konfliktin midis forcave të Kievit dhe separatistëve në Ukrainën lindore, ai do të duhej “së pari të takohej me udhëheqësit” e dy republikave të Donetsk dhe Lugansk dhe më pas të takohej me përfaqësuesit e një vendi të tretë, përfshirë Rusinë. /abcnews.al