Putin i fiksuar pas gjatësisë, vesh taka të larta për të takuar studentët, fotot bëjnë xhiron e rrjetit

schedule09:02 - 27 Janar, 2023

schedule 09:02 - 27 Janar, 2023

Presidenti rus, Vladimir Putin, është bërë kryefjala e mediave ndërkombëtare, pasi ka veshur këpucë me taka të larta në një takim me studentët rusë.

Sipas Daily Mail, presidenti rus ka veshur këpucë me taka të larta për të mos pasur një ndryshim të madh në gjatësi me të rinjtë që ka takuar, në kuadër të një dite kushtuar studentëve rusë. Vihet re se presidenti rus është i gjatë 1.70 metra.

Në fakt, gazeta britanike komenton se Putini është veçanërisht i kujdesshëm në zgjedhjet e tij stilistike dhe në përgjithësi është i shqetësuar për imazhin e tij publik, që në momentin e parë kur erdhi në pushtet në vitin 1999.

Në vitin 2015, Express raportoi se një i brendshëm i Kremlinit tha se askush nuk mund të jetë më i gjatë se presidenti në fotografitë zyrtare.

“Kjo është arsyeja pse truprojat e tij janë gjithmonë më të shkurtër, për të krijuar përshtypjen se Putini është i gjatë”, tregoi i njëjti burim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!