Putin: Gjermania vuan më së shumti nga marrëdhëniet e ‘ngrira’ me Rusinë

schedule09:03 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 09:03 - 5 Dhjetor, 2023

“Gjendja e “ngrirë” e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Gjermanisë nuk i sjell dobi asnjërit prej vendeve, por është Gjermania ajo që vuan më shumë.”

Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin, shkruan Tass.

“Gjendja aktuale e ‘ngrirë’ e marrëdhënieve me Rusinë, dhe jo me iniciativën tonë, dua të theksoj këtë, nuk është e dobishme, nuk është e dobishme as për ne dhe as për ju. Por para së gjithash, për mendimin tim, për Gjermaninë. ”, tha presidenti rus.

Putin kujtoi se Rusia dhe Gjermania kishin zhvilluar “bashkëpunim pragmatik, të ngjashëm me biznesin” për më shumë se gjysmë shekulli./abcnews.al