Vladimir Putin gjatë konferencës në Forumin Ekonomik Lindor ka folur edhe për luftën në Ukrainë.
Ai ka thënë se kundërofensiva e Ukrainës nuk ka bërë ndonjë përparim, madje akuzoi shërbimet sekrete britanike se janë përfshirë në trajnimin e diversantëve ukrainas për të kryer sulme në infrastrukturën ruse.
Ai tha se përdorimi i municioneve thërrmuese dhe armatimeve që përdorin uranium të varfëruar nga forcat ukrainase është një krim.
Putin theksoi se Ukraina do të ishte ajo që do të kërkonte bisedimet e paqes pasi është shumë pranë përfundimit të rezervave.
/abcnews.al