Putin: Erdogan, partner i besueshëm dhe udhëheqës i fortë

schedule08:28 - 28 Tetor, 2022

schedule 08:28 - 28 Tetor, 2022

“Periudha historike e dominimit të padiskutueshëm të Perëndimit në çështjet ndërkombëtare po i vjen fundi,” tha Vladimir Putin , duke vlerësuar se “ne po përballemi me dekadën më të rrezikshme, të paparashikueshme dhe më të rëndësishme që nga përfundimi i Luftës Botërore”.

Duke folur në konferencën vjetore të Klubit Valdai, një nga grupet më të njohura të Rusisë, presidenti rus akuzoi elitën perëndimore për neo-kolonializëm dhe “lojë të pistë” rreth Ukrainës.

Në lidhje me Ukrainën, ai tha se vendi i tij nuk ka ndërmend të përdorë armë bërthamore, të cilat janë të destinuara vetëm për përdorim mbrojtës. Në fakt, ai u shfaq i hapur për bisedimeme SHBA-në për të arritur një marrëveshje për kontrollin strategjik të armëve.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me planin e “operacionit special ushtarak”, ai deklaroi se objektivi i tij i vetëm është mbrojtja e Donbasit (Donetsk dhe Luhansk), duke mos përfshirë dy rajonet e tjera të aneksuara ukrainase të Khersonit dhe Zaporizhias.

Ai e quajti një “sfidë” qëndrimin e SHBA-së ndaj Tajvanit, për të cilin tha se është një pjesë e patjetërsueshme e Kinës.

Referencat e tij për marrëdhëniet Rusi-Turqi ishin mjaft të gjera, të cilat ai i cilësoi si shembull bashkëpunimi midis vendeve me orientime të ndryshme. Ai tha se Moska dhe Ankaraja kanë shumë interesa të përbashkëta, megjithëse Turqia “nuk është një partner i lehtë”, ndërsa e quajti Tajip Erdogan një “udhëheqës të fortë”, një “partner të besueshëm” dhe një “negociator të ashpër”.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!