Putin: Ekonomia ruse, e palëkundur pavarësisht sanksioneve

schedule14:35 - 7 Qershor, 2024

schedule 14:35 - 7 Qershor, 2024

Vladimir Putin ndodhet në Shën Petersburg për t’iu drejtuar me një fjalim Forumit Ekonomik Ndërkombëtar. Atij i janë bashkuar presidenti i Zimbabvesë Emmerson Mnangagëais dhe ai i Bolivisë Luis Alberto Arce Catacora.

Gjata fjalimit, Putin tha se ka një garë mes fuqive botërore për të vendosur sovranitetin. Ai foli për nevojën që vendet të krijojnë partneritete dhe gjithashtu të gjejnë zgjidhje për të menaxhuar sfidat ekonomike globale.

Pavarësisht të gjitha “pengesave dhe sanksioneve të paligjshme”, Rusia mbetet një nga liderët ekonomikë në botë, tha ai. Ai shtoi se vendet mike, ato që nuk i janë bashkuar sanksioneve kundër Moskës përbëjnë tre të katërtat e qarkullimit tregtar të ndërsjellë të Rusisë.

Vendet duke përfshirë Indinë dhe Kinën kanë forcuar lidhjet ekonomike që kur Putin filloi luftën e tij në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!