Putin ka deklaruar se ushtria ruse do të shtojë personelin e tij të përhershëm, pra përtej të mobilizuarve me detyrim në front, deri në 1.5 milionë ushtarë, duke tejkaluar kështu forcat amerikane, sipas mediave të huaja.
Vullnetarëve, presidenti i premtoi 195 mijë rubla secilit, rreth 2800 dollarë pesë herë mesatarja e pagës në vend. Ministri i mbrojtjes Shoigu, që përtej kritikave të shumta mbetet ende në post duke treguar se miqësia e tij me liderin e Kremlinit eshte e padiskutueshme, deklaroi se do të ndryshojnë edhe parametrat e mobilizimit, nga 19 deri në 27 vjeç, në 21 me 30.
Një tjetër detaj interesant ishte plani i Putin për krijimin e njësive të reja, në vende të cilësuar si delikate, por që në fakt janë kërcënime të hapura, si në rastin e njësive që do të krijohet në kufi me Finlandën, vend që nga neutral ka aplikuar për anëtarësimin në NATO.
Një tjetër lajm, është shndërrimi i dy qyteteve ukrainase të pushtuara në detin Azov, Beryansk dhe veçanërisht qyteti “martir” i Marupolit, teatër i një prej dyluftimeve më të ashpra të konfliktit në kompleksin e saj industrial, në baza ushtarake strategjike. Në ato porte mund të mbërrijnë edhe njësitë e flotës që sipas Putin nga janari do të pajisen me raketën hipersonike Zirkon, të cilësuar si “më e avancuara në botë”.
Putin shtoi se me hyrjen e raketës balistike Sarmat, vendi do të riorganizojë tërësisht edhe kapacitetet bërthmore, duke dërguar në “pension” sistemet e ish-Bashkimit Sovjetik.
/abcnews.al