Putin dhe Macron zotohen të bashkëpunojnë për krizat ndërkombëtare

schedule09:18 - 27 Qershor, 2020

schedule 09:18 - 27 Qershor, 2020

Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron kanë zhvilluar një video-konferencë gjatë së cilës janë zotuar të bashkëpunojnë për të trajtuar krizat ndërkombëtare.

Ai tha se disktutimi me homologun e tij francez është një mundësi për të diskutuar krizat në Ukrainë, Siri dhe Libi, dhe tensionet e pazgjidhura në Ballkan.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është i sigurt për përparimin në çështjet kryesore me Rusinë, përfshirë veçanërisht krizën në Libi, tha zyra e tij, të premten.

Macron është “i bindur se ne mund të përparojmë me Rusinë në një numër temash”, u tha një zyrtar i lartë francez gazetarëve, duke përmendur “çështjen e stabilizimit të Libisë dhe ribashkimin e institucioneve të këtij vendi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!