Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan janë takuar në Astana të Kazakistanit, sipas The Guardian.
Dyshja ndodhet në Kazakistan për të marrë pjesë në Konferencën për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA). Kremlini pret që Erdogan gjatë takimit t’i bëjë presidentit rus një propozim konkret për ndërmjetësim për konfliktin në Ukrainë.
Në samit, krahas çështjeve aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, do të diskutohen edhe çështjet që kanë të bëjnë me shndërrimin e konferencës në një organizatë ndërkombëtare.
/abcnews.al