Putin dërgon edhe fermerët në luftë, të korrat e drithit në rrezik

schedule14:41 - 27 Shtator, 2022

schedule 14:41 - 27 Shtator, 2022

Fermerët janë mes rusëve që po dërgohen në ushtri, tha Putin në një takim me zyrtarët të martën, duke sinjalizuar rreziqe të mundshme shtesë për të korrat e drithit të vitit 2023.

“Dëshiroj t’u drejtohem edhe krerëve rajonalë dhe drejtuesve të ndërmarrjeve bujqësore. Në kuadër të mobilizimit të pjesshëm janë duke u thirrur edhe punëtorët e bujqësisë. Familjet e tyre duhet të mbështeten. Ju kërkoj t’i kushtoni vëmendje të veçantë kësaj çështjeje”, tha Putin në takimin televiziv.

Putin tha gjithashtu në takim se Rusia është në rrugën e duhur për të korrur një prodhim rekord prej 150 milionë tonësh, përfshirë 100 milionë tonë grurë, në vitin 2022, raporton Al Jazeera.

Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, por shirat kanë vonuar ndjeshëm mbjelljen e grurit dimëror. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!