Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin: Dakord me armëpushimin, por…/ Presidenti rus: Kërkojmë paqe afatgjatë, nuk lëshojmë territore

schedule17:07 - 13 Mars, 2025

schedule 17:07 - 13 Mars, 2025

Një armëpushim në Ukrainë “duhet të jetë ai që çon në paqe afatgjatë dhe adreson shkaqet rrënjësore të konfliktit”.

Kështu tha presidenti rus Vladimir Putin.

Ai shtoi se “Jemi dakord me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet në supozimin se armëpushimi do të çonte në paqe afatgjatë, diçka që do të largonte arsyet fillestare të krizës”,



Putin vazhdoi duke iu referuar vizitës së tij në rajonin e Kurskut dje dhe e përshkroi situatën atje si “plotësisht nën kontrollin e tyre”.

Putin  ka thënë se ushtria ukrainase ka humbur luftën atje, derisa shtoi se për ushtarët e mbetur ekziston “dorëzimi ose vdekja”.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!