Putin: Burg deri 15 vite burg kush publikon publikon lajme të rreme për Rusinë

schedule22:32 - 25 Mars, 2022

schedule 22:32 - 25 Mars, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar zyrtarisht ligjin, sipas të cilit  personat e shpallur fajtorë për përhapjen e lajmeve të rreme për punën e zyrtarëve rusë  jashtë vendit mund të dënohen deri në 15 vjet burgim, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax.

Projektligji, i miratuar nga parlamenti rus këtë javë, parashikon burgim dhe gjoba për njerëzit që publikojnë “informacione të rreme me vetëdije” në lidhje me veprimet jashtë vendit.
Nëse informacioni i rremë “ka shkaktuar pasoja të rënda”, dënimi shkon deri në 15 vjet burim.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Associated Press raporton se ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov mohon që Rusia të ketë pushtuar Ukrainën dhe se lajmet për pushtim të Ukrainës nga Rusia janë të rreme.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut konfirmon se të paktën 1,035 civilë, përfshirë 90 fëmijë, janë vrarë në katër javë që nga fillimi i luftës. 1650 civilë të tjerë janë plagosur.

Këto shifra janë sigurisht një numër i vogël, në krahasim me numrin real të viktimave të luftës. Megjithatë, zyrtarët rusë kanë mohuar të kenë goditur objektivat civile, duke cilësuar deklaratat perëndimore si “lajme të rreme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!