Putin bisedë telefonike me Erdogan, dërgon avionë e helikopterë për shuarjen e zjarreve

schedule09:22 - 1 Gusht, 2021

schedule 09:22 - 1 Gusht, 2021

Rusia ka dërguar pesë avionë Il-76 dhe tre helikopterë Mi-8 për të ndihmuar Turqinë në luftën më  zjarret që kanë shkatërruar jugun e vendit,  sipas një deklaratë të qeverisë turke. Presidenti Vladimir Putin gjatë një bisedë telefonike më presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan  konfirmoi se Moska do të ndihmojë Ankaranë  në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi.

“Presidenti ynë zhvilloi një bisedë telefonike me  Putinin. Erdogan falënderoi Putinin për dërgimin e pesë avionëve Il-76 dhe tre helikopterë zjarrfikës Mi-8 në Turqi për të shuar zjarret që kanë përfshirë vendet.

Nga ana tjetër, presidenti rus dëshiron që situata të kthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur. Rusia , e cila po përballet me zjarre të shumta  ka arritur të stabilizojë situatën në të gjithë vendin dhe, për këtë arsye mund të ndihmojë Turqisë që vuan nga e njëjta katastrofë natyrore, theksoi ministria.

Në fillim të javës, zjarret shpërthyen në rajonet Mesdhetare dhe Egje të Turqisë . Deri më tani, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 183 janë plagosur./abcnews.al