Udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për të lejuar përdorimin e pronave amerikane në Rusi në përgjigje të konfiskimit të aseteve ruse në Shtetet e Bashkuara.
Këtë e raporton agjencia e lajmeve Tass, duke shpjeguar se bëhet fjalë për asete të luajtshme dhe të paluajtshme të Shteteve të Bashkuara, të kompanive dhe qytetarëve amerikanë në territorin rus, si dhe letra me vlerë në pronësi të tyre, aksione në kapitalin e autorizuar të kompanive ruse etj.
Komisioni qeveritar për kontrollin e investimeve të huaja do të jetë në gjendje t’i dërgojë gjykatës një listë të pronave amerikane të cilat “duke marrë parasysh parimin e proporcionalitetit mund të përdoren” për të kompensuar dëmet që vijnë nga sekuestrimi i aseteve ruse në SHBA, përfshirë Bankën Qendrore të Federatës Ruse./abcnews.al