Putin akuzon SHBA-në: Duan të tërheqin Rusinë në një “garë armatimi”

schedule10:49 - 29 Shkurt, 2024

schedule 10:49 - 29 Shkurt, 2024

Pasi foli për luftën në Ukrainë, falënderoi heronjtë rusë në vijën e frontit dhe mbajti një minutë heshtje për të rënët, presidenti rus tashmë ka kthyer të gjithë vëmendjen te Shtetet e Bashkuara.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, marrëdhëniet midis dy kombeve janë përkeqësuar ndjeshëm. Ai tha se në vitin 2018, Rusia bëri një propozim për një marrëveshje bërthamore mes dy vendeve, por SHBA-ja e “shkatërroi”.

Putin tha se SHBA-të janë të interesuara të negociojnë vetëm kur ka një përfitim të qartë. Përpara zgjedhjeve të ardhshme në SHBA, të cilat do të zhvillohen në nëntor, ai tha politikanët duan t’u tregojnë votuesve se “ata ende po sundojnë botën”.

Ai akuzon SHBA-në se duan të mposhtin përfundimisht Rusinë dhe “na tërheqin në një garë armatimi”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!