Putin akuzon Perëndimin se po përpiqet të përçajë Rusinë

schedule11:03 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 11:03 - 26 Dhjetor, 2022

Presidenti Vladimir Putin ka kritikuar Perëndimin se po përpiqet të përçajë Rusinë, duke theksuar se ofensiva e tij në Ukrainë kishte për qëllim “bashkimin e popullit rus”, sipas mediave të huaja.

Ai tha se qeveria e tij po vepron në bazë të interesave të popullit të tij dhe  përdori konceptin e “Rusisë historike” për të argumentuar se ukrainasit dhe rusët janë një popull, duke minuar sovranitetin e Kievit dhe duke justifikuar ofensivën e tij prej 10 muajsh në Ukrainë.

“Përça dhe sundo, kjo është ajo që ata gjithmonë kanë kërkuar të arrijnë dhe ende po kërkojnë të bëjnë”, tha Putin në një intervistë.

“Por qëllimi ynë është i ndryshëm: është të bashkojmë popullin rus.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!