Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Puthje pas protestës/ Deputetët demokratë, në rresht për një në Komision

schedule18:11 - 11 Shkurt, 2026

schedule 18:11 - 11 Shkurt, 2026

Pas molotovit dhe zjarrit, demokratët u ulën së bashku me socialistët, për t’ia nisur nga fillimi në Komisionin për Reformën Territoriale.

Zjarri në Bulevard u shua dhe në Kuvend palët e zëvendësuan me dialog dhe planin për të bërë bashkë reformën territoriale.

“Ne duhet të kemi një produkt të përbashkët. Të mos ecim me idenë se këtu punojmë, dhe më pas nxirrni një variant. Jo një variant me ngjyrën blu, e një me ngjyrën rozë”, u shpreh Luçiano.



Por për socialistët nuk ka vend për mosbesim. Bashkëkryetari i PS, Arbian Mazniku tha se provat pozitive janë dhënë, javën e shkuar, kur socialistët kërcënuan dhe më pas u tërhoqën nga ndryshimi i formatit të komisionit.

“Ka prova të dhëna nga mazhoranca të mirëbesimit për një gjë të tillë, nga bashkëkryesimi, tek barazia e anëtarëve. Të ndërgjegjshëm për këtë reforme, e shëndetshme, të dilet me një variant. Kemi një dritare specifike për këtë reformë. Në 2027, Shqipëria mbyll negociatat”, tha Mazniku.

Në këtë mbledhje, me kërkesë të opozitareve për më shumë kohë, u vendos që mbledhja e radhës të zhvillohet ditën e hënë, për të miratuar planin e punës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!