Puthi të bijën në buzë, Robert Berisha reagon ndaj komenteve negative

schedule20:27 - 3 Prill, 2022

schedule 20:27 - 3 Prill, 2022

Personazhe të njohur janë kryqëzuar sa herë kanë publikuar fotografi me fëmijët e tyre teksa i puthin në buzë. Së fundmi, ka qenë dhe Robert Berisha i cili është përballur me komente negative pas një fotoje që ndau me së bijën.

Ai shihej teksa puthte të bijën në buzë dhe kaq mjaftoi që rrjeti të shpërthente ndaj tij. Në mesin e shumë komenteve negative, njëri prej ndjekësve ka shkruar: “Po lexoj komentet, shumë mbrapa disa njerëz”, shkroi ndjekësi me të cilin këngëtari është shumë dakord.

Ai i ka replikuar duke shkruar: “Lypin m’ju hek vizat. Shanse s’ka”. Kujtojmë që Renee është vajza që Roberti ndan me Nora Istrefin, me të cilën i dha fund martesës pak vite më parë.

/abcnews.al