Pushuesit në Shëngjin: Motorët e ujit me shpejtësi skëterrë, nuk ka roje bregdetare

schedule15:25 - 7 Gusht, 2022

schedule 15:25 - 7 Gusht, 2022

Tragjedia e Potamit, ku një 7 vjeçare u godit me gomone e për pasojë humbi jetën ka shtuar frikën te qytetarët

Në Shëngjin pushuesit thonë se shteti duhet të marrë më shumë masa, që ngjarje të tilla mos të përsëriten.

“Është një frikë normale, ama për momentin këtu ku lahen kalamajtë nuk kanë ardhur shumë afër. Por kur ndjen shpejtësinë, ndjen frikë.”

“Ecin me shpejtësi të jashtëzakonshme, bëjnë spektakël.”

“Mirë nuk është po varet sa  tolerojnë këtu. Tash çfarë të bëjmë, jetojmë në Shqipëri.”

“Aman motorët po, kanë zhurmë, prishin dhe ajrin.”

Ka edhe nga ata që i kanë parë me kujdes dhe thonë se mjetet lundruese nuk I afrohen bregut.

“Një ditë është afruar më shumë po menjëherë ka ndërhyrë policia dhe e ka thir dhe i kanë marrë motorin.”

“Këtë herë më e siguruar. S’po na lejojnë me u zhyt, se duhet me u rujt.”

Ankohen edhe për mungesën e rojeve bregdetare.

“Këtu afër meje, nuk shof. I shof kubinat ku janë të vendosur aman nuk i kam pa. duhet normal, prandaj është i obliguar ai persona “

“Duhet me pas sepse ka njerëz qe nuk dinë not.”

“Nuk më ka thënë njeri që këta janë shpëtimtar.

“Nuk kam parë herët është hala. “

“Po duhet të ketë se ka fëmijë shumë.”

Prej 5 ditësh policia është duke kontrolluar të gjitha skafet dhe gomonet nëse disponojnë dokumentacion të rregullt dhe gjendjen e tyre teknik.

Gjithashtu janë vendosur edhe gjoba për ata që kanë shkelur rregullat./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!