Numri i refugjatëve që kanë ikur nga lufta në Ukrainë së shpejti mund të kalojën numrin e 1.5 milionë njerëzve, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR). “Kjo është kriza më e shpejtë e refugjatëve që kemi parë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha kreu i UNHCR për agjencinë e lajmeve Reuters.
Rreth 1.3 milion njerëz janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit.
Polonia thuhet se ka pranuar mbi gjysmën e të gjithë refugjatëve deri më tani, sipas presidentit të vendit. Numri është gjithashtu i lartë në vende si Hungaria dhe Rumania.
Por jo të gjithë refugjatët po zgjedhin të qëndrojnë në vendet ku mbërrijnë fillimisht.
Merrni Rumaninë për shembull. Nga 200,000 njerëz që udhëtuan atje në tetë ditët e para të luftës, 140,000 më pas u larguan për të udhëtuar në vende të tjera, duke lënë rreth 60,000 në Rumani, sipas UNHCR. Prandaj, vendet në kufi me Ukrainën po veprojnë si ndalesa e parë për shumë njerëz që ikin nga lufta, teksa ata udhëtojnë drejt vendeve të tjera evropiane më larg.
Abcnews.al ju sjell zhvillimet më të rëndësishme në ditën e 10 të luftës në Ukrainë
–Në kuadër të dy raundeve të bisedimeve të zhvilluara mes dy delegacioneve rus dhe ukrainas, sot është vendosur një armëpushim për disa orë në dy qytete Mariupol dhe Volnovakha me qëllim largimin e civilëve.–Armëpushimi filloi në orën 09:00. Por menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit tha se trupat ruse ishin ende duke bombarduar qytetin.
–Ukraina pezulloi evakuimin, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta, në pritje të një njoftimi të dytë.
–Ministria ruse e mbrojtjes tha se civilët nuk ishin larguar nga rrugët e sigurta dhe akuzoi autoritetet ukrainase se kishte penguar njerëzit që të largoheshin.
–Negociatat mes të dyja palëve po vazhdojnë, tha nënkryetari i bashkisë së Mariupol.
–Rusia ka “të ngjarë” të ketë rrethuar katër qytete kryesore – Kharkiv , Chernihiv , Sumy dhe Mariupol, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.
–Kremlini nga ana tjetër mbështeti ligjin për dënimin deri në 15 vite të personave që përhapin lajme të rreme duke theksuar se vendi po përballet me një “luftë informacioni”.
– 66,000 burra janë kthyer në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.
-Zara mbylli 500 dyqanet e saj në Rusi, ndërsa Samsung dhe PayPal po pezullojnë aktivitetet në vend.
–Qeveria britanike i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina./abcnews.al/