Suedia ka sinjalizuar sot se do të aplikojë për anëtarësimin në NATO. Kjo lëvizje, duke zgjeruar praninë e aleancës së sigurisë të mbështetur nga SHBA në kufijtë e Rusisë do të sjell tensionimin e Vladimir Putinit.
Burimet i thanë gazetës suedeze SVD për lëvizjen në të njëjtën ditë kur fqinji i tij neutral Finlanda filloi debatin e saj për anëtarësimin në NATO pas disa ditësh spekulimesh.
Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson beson që vendi t’i bashkohet aleancës transatlantike deri në qershor.
Finlanda, së bashku me Suedinë fqinje, historikisht e kanë shmangur anëtarësimin në NATO, pavarësisht nga përafrimi i ngushtë me Perëndimin, në një përpjekje për të mos provokuar Rusinë.
Por pushtimi i Ukrainës nga Putini ka ndryshuar në mënyrë vendimtare opinionin publik në vendet skandinave pasi Rusia filloi luftën me një breshëri retorikash për ndalimin e zgjerimit të NATO-s. /abcnews.al