Këshilli i Sigurimit të OKB-së është duke mbajtur sot një seancë në New York. Tema e diskutimit është pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe do të votohet draft-rezoluta për Ukrainën.
Rusia paraqiti një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën duke bërë thirrje për një “armëpushim të negociuar për të siguruar evakuimin e shpejtë, të sigurt, vullnetar dhe të papenguar të të gjithë civilëve”.
Në rezolutë bëhet po ashtu thirrje që të mos përdoren infrastrukturat civile për të pritur instalimet ushtarake dhe gjithashtu të mos instalohen në zona me popullsi të dendur. Përfaqësuesja e Përhershme e Mbretërisë së Bashkuar Barbara Woodward ka njoftuar tashmë se nuk do të mbështesë projektin rus.
Kujtojmë se anëtarë e përhershme e këtij Këshilli është edhe Rusia. /abcnews.al/