Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Duke pushtuar Ukrainën, Vladimir Putin ka rigjallëruar demokracitë e botës dhe ka forcuar vendosmërinë e NATO-s, tha Presidenti Joe Biden gjatë një takimi në Varshavë më 26 mars. Dy ditë më vonë, ai miratoi një buxhet në Kongres që përfshinte 813 miliardë dollarë shpenzime për mbrojtjen.
Ai e quajti atë “një nga investimet më të mëdha të sigurinë kombëtare në histori”. Ndër të tjera, Biden tha se synonte ti përgjigjej me forcë agresionit të Putinit kundër Ukrainës. Ndërkohë, në Europë, shumë aleatë të NATO-s po forcojnë mbrojtjen.
Por a do të shpenzohet në mënyrë efektive buxheti për armë?
Buxheti i mbrojtes së Amerikës, më i madhi në botë, përbën rreth 40% të shpenzimeve ushtarake globale. 17 miliardë dollarë shtesë mbi shpenzimet e pritshme prej 796 miliardë dollarësh këtë vit përfaqësojnë një rritje prej 2%. Kjo është më e ulët se norma e parashikuar e buxhetit të inflacionit prej 2.5%, që disa ekonomistë mendojnë se është gjithsesi optimiste duke pasur parasysh ritmin e rritjes së çmimeve deri më tani, raporton abcnews.al.
Administrata preferon të nënvizojë rritjen prej 4% në buxhetin bazë për Departamentin e Mbrojtjes, i cili përjashton gjëra të tilla si shpenzimet për kokat bërthamore nga Departamenti i Energjisë dhe buxhetet shtesë, për shembull për të ndihmuar Ukrainën.
“Kjo nënkupton shkurtim në shpenzimet e mbrojtjes”, sipas Todd Harrison i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një institut kërkimor në Uashington. “Kongresi nuk ka të ngjarë të jetë i kënaqur me këtë vendim.” Harrison parashikon që Kongresi, i cili mund të ndryshojë kërkesën e presidentit, do të shtojë një pjesë të madhe shpenzimesh shtesë, ndoshta 30 miliardë dollarë të tjerë – ashtu siç bëri me buxhetin e mbrojtjes.
Politika në buxhetin e mbrojtjes ka ndryshuar në mënyrë thelbësore gjatë dy muajve të fundit. Si pjesë e PBB-së amerikane, shpenzimet e mbrojtjes në fakt kanë rënë me kalimin e viteve, nga 4.7% në 2010 në rreth 3.3% këtë vit.
Nëse republikanët marrin kontrollin e njërës ose të dy dhomave të Kongresit në zgjedhjet afatmesme të këtij viti, ata do të kenë fuqinë për të nxitur rritje më të mëdha. Robert Gates, një republikan që shërbeu si sekretar i mbrojtjes nën udhëheqjen Barack Obama, tha për Washington Post: “Ne kemi nevojë për një ushtri më të madhe dhe më të avancuar në çdo degë”.
Zyrtarët këmbëngulin se lufta në Ukrainë nuk e ka ndryshuar analizën e tyre themelore: Rusia paraqet një kërcënim akut dhe Kina është është një sfidë afatgjatë. Me kalimin e viteve, ndarja e shpenzimeve është zhvendosur nga ushtria në marinë dhe veçanërisht në forcat ajrore – një prirje që vazhdon ende me kërkesën e presidentit për të forcuar këto dy të fundit në Azi.
Dhe një shtesë prej 9.5%, do të përdoret për “kërkim, zhvillim, testim dhe vlerësim”, jo më pak në inteligjencën artificiale. Kjo ndihmon për të ruajtur avantazhin ushtarak të Amerikës në një afat të gjatë, por gjeneron pak aftësi të reja ushtarake, raporton abcnews.al.
Kjo tregon se administrata nuk mendon se do të jetë në luftë me Kinën së shpejti, pavarësisht paralajmërimeve të disa komandantëve se Kina mund të përpiqet të pushtojë Tajvanin përpara fundit të dekadës.
Për aleatët europianë të Amerikës, megjithatë, është Rusia ajo që përbën jo vetëm kërcënimin më të menjëhershëm, por edhe më të madhin.
Kjo shpjegon pse ata kanë miratuar programe për të rritur forcat e tyre të armatosura dhe për të përmbushur objektivin e NATO-s për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen. Polonia ka njoftuar planet për të rritur shpenzimet nga 2% PBB-së në 3%; Rumania dhe Lituania synojnë më shumë se 2.5%.
Muajin e kaluar, Gjermania njoftoi planet për të rritur shpenzimet e mbrojtjes nga 1.5% e PBB-së në 2%, duke miratuar një fond prej 100 miliardë eurosh.
Në pamje të parë, aleatët europianë nuk janë shumë të shqetësuar nëse do të përballeshin me Rusinë. Së bashku forcat e tyre të armatosura janë afërsisht sa ato të Rusisë, popullsia e tyre është rreth tre herë më e madhe, shpenzimet e tyre të mbrojtjes janë rreth pesë herë më të mëdha dhe prodhimi i tyre ekonomik është rreth dhjetë herë më i madh.
Por shpenzimet e mbrojtjes në Europë janë joefikase. Shpenzimet janë të ndarë midis më shumë se ushtrive, marinave, forcave ajrore dhe ministrive të mbrojtjes. Në vitin 2017, Komisioni Europian vuri në dukje se anëtarët e tij (21 nga 27 anëtarët e të cilëve janë në NATO) kishin 178 sisteme kryesore të armëve, krahasuar me 30 të Amerikës. Kishin 17 modele kryesore të tankeve luftarake kundrejt një; 29 fregata kundër katër; dhe 20 avionë luftarakë kundër gjashtë.
Raportet e njëpasnjëshme parlamentare gjermane sugjerojnë se forcat gjermane janë në gjendje të mjerueshme: shumë njësi janë të papërshtatshme për të luftuar. Në ditën e pushtimit rus të Ukrainës, kreu i forcave tokësore gjermane, gjeneral Alfons Mais, shprehu zhgënjimin e tij: “Zgjohesh në mëngjes dhe e kupton se ka filluar lufta në Europë.
“Ushtria nuk është në gjendjen më të mirë dhe opsionet që mund t’u ofrojmë politikanëve për të mbështetur aleancën janë jashtëzakonisht të kufizuara.”
Vendet po nxitojnë të shtojnë kapacitetin ushtarak. Për ta bërë këtë, sipas Ben Barry i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, një institut në Londër, duhen plotësuar mangësitë domethënë duke rimbushur arsenalet me municione dhe duke përmirësuar trajnimin.
Së dyti, përpiquni të përshpejtoni shpërndarjen e armëve.
Së treti, blini pajisje që ekzistojnë, në vend që të përpiqeni të zhvilloni sisteme krejtësisht të reja nga e para.
Vendimi i parë i madh i Gjermanisë, për shembull, ka qenë blerja e 35 avionëve amerikanë F-35. Gjermania ka vendosur gjithashtu të blejë Eurofighter Typhoons (të cilat i prodhon me Britaninë, Italinë dhe Spanjën).
E gjithë kjo do të turpërojë Francën, e cila ka frikë se Gjermania do të jetë më pak e përkushtuar ndaj Sistemit të Ardhshëm Combat Air, një projekt franko-gjermano-spanjoll që prodhon avionë pa pilot dhe që do të hyjnë në shërbim në vitin 2040.
Një pengesë themelore që parandalon bashkëpunimin është ajo që disa e quajnë “kakofoni strategjike”. Lufta në Ukrainë mund të sjellë më shumë harmoni. Dhe “busulla strategjike” e re e BE-së kërkon të përcaktojë prioritetet e përbashkëta.
Por Nick Witney i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë tha se: “Ka pasur një mungesë të thellë serioziteti në lidhje me nevojën themelore për një integrim më të madh”.
Sipas një raporti të kohëve të fundit nga Agjencia Europiane e Mbrojtjes, i krijuar për të nxitur bashkëpunimin ndërkufitar të mbrojtjes, vë në dukje se vendet e BE-së janë shumë larg objektivave për bashkëpunim.
Vetëm 11% e prokurimeve europiane dhe 6% e kërkimit dhe teknologjisë janë kryer në bashkëpunim me njera-tjetrën në vitin 2020, në vend të 35% dhe 20% që ishte synuar respektivisht.
“Mbrojtja është bastioni i fundit i sovranitetit kombëtar në Europë,” sipas Major, “Por çfarë lloj sovraniteti kanë në të vërtetë vendet evuropiane kur nuk mund të mbrojnë veten?”
/abcnews.al