Pushtimi i Ukrainës, Johnson: Perëndimi bëri një tjetër gabim pas Krimesë, nuk duhej ta toleronim

schedule08:52 - 15 Mars, 2022

schedule 08:52 - 15 Mars, 2022

Boris Johnson thotë se perëndimi duhet t’i japë fund “varësisë” ndaj energjisë ruse ndërsa po përgatitet të vizitojë  Arabinë Saudite për të nxitur rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit, shkruan the Guardian

Kryeministri britanik tha se udhëheqësit perëndimorë kishin bërë një “gabim të tmerrshëm” duke e lënë Vladimir Putinin “t’ia hidhte paq” me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe më pas duke u bërë të varur nga burimet ruse të energjisë.

Ai tha se “varësia” ndaj karburantit rus e kishte bërë më guximtar Putinin të bombardonte civilët gjatë pushtimit të tij në Ukrainë dhe  në të njëjtën kohë të përfitonte nga rritja e çmimeve globale të naftës dhe gazit.

Nuk mund të vazhdojmë kështu. Bota nuk mund t’i nënshtrohet këtij shantazhi të vazhdueshëm. Për sa kohë që perëndimi është i varur ekonomikisht nga Putini, ai do të bëjë gjithçka që mundet për ta shfrytëzuar këtë varësi. Dhe kjo është arsyeja pse kjo varësi duhet të marrë fund tani,” përfundoi Johnson.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!