Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dekoruar ushtarët rusë për pushtimin e qytetit ukrainas, Avdiivka.
Putin udhëtoi në aeroportin Chkalovskiy jashtë Moskës për t’u dhënë nderime shtetërore ushtarëve të Forcave Ajrore dhe Hapësinore, sipas një deklarate nga Kremilini.
Duke iu drejtuar ushtarëve, Putin i falënderoi ata për “guximin” dhe shfaqjen e “aftësive më të larta në përmbushjen e detyrave të tyre”.
Udhëheqësi rus u takua nga ministri i tij i mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili paraqiti një raport të shkurtër. Më herët të mërkurën, shefi i ushtrisë ruse, gjenerali Valery Gerasimov, vizitoi trupat pranë vijës së frontit në Ukrainën lindore dhe u dha çmime ushtarëve që morën pjesë në sulmin e Avdiivka, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. /abcnews.al