“Pushtimi” i Kongresit, CNN: 13 ditët e rrezikshme të Amerikës me Donald Trump

schedule18:40 - 7 Janar, 2021

schedule 18:40 - 7 Janar, 2021

Në datë 20 janar do të betohet presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden. Por nisur nga ajo që ndodhi mbrëmë në Kongres, pavarësisht deklaratave  më pas të Trump se tranzicioni do të jetë i qetë, CNN shkruan se Amerika do të përballet me 13 ditë të rrezikshme përpara.

Amerika përballet me 13 ditë të rrezikshme përpara largimit të një komandanti të përgjithshëm i cili vendosi turmën në Kapitolin e SHBA në një akt kryengritje që shkatërroi një traditë më shumë se 220-vjeçare të transferimeve paqësore të pushtetit” thotë CNN

“Sjellja e Presidentit Donald Trump ka provokuar një krizë të plotë brenda bunkerit të tij në Shtëpinë e Bardhë në ditët e tij të fundit, pas një frakture me zëvendës Presidentin e tij Mike Pence, i cili refuzoi të bashkohej me përpjekjen e kotë, por shkatërruese për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve” vijon më tej shkrimi.

CNN ngre shqetësimin, pasi Donald Trump ka akoma fuqinë e plotë të presidencës, teksa vendi është më i ndarë se kurrë. “Dhuna në Kapitol për herë të parë që nga viti 1814 la në hije rezultatet jashtëzakonisht të rëndësishme të zgjedhjeve të balotazhit të dyfishtë në Xhorxhia që iu dha demokratëve kontrollin e Senatit.  

Fitoret e Raphael Warnock dhe Jon Ossoff do të transformojnë perspektivat për presidencën e Biden, e cila do të fillojë në një komb të shkatërruar, të ndarë në dysh nga trazirat e Trump dhe i konsumuar nga një pandemi vrasëse. 

Por përpara kësaj, ka një shqetësim në rritje në lidhje me stabilitetin e një Presidenti që ka akoma fuqinë e plotë të presidencës” shkruan CNN ndër të tjera./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!