“Pushteti i ka marrë të gjitha institucionet”, Nesho” Rama do vërë një “kukull” President

schedule22:40 - 16 Maj, 2022

schedule 22:40 - 16 Maj, 2022

Dështimi i raundit të parë për zgjedhjen e Presidentin ishte një tjetër temë e diskutuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Diplomati Agim Nesho nuk mendon se po kërkohet një President konsensual nga të dyja anët. Sipas tij, nëse opozita dhe mazhoranca do të dëshironin që kreu i ri i shteti të ishte konsensual do të kishte një diskutim shumë të hapur. Nesho shtoi se pushteti i ka marrë të gjitha institucionet në Shqipëri, i vetmi që bënte përjashtim ishte Presidenca me në krye Metën. Tani, Rama në gjykimin e diplomatit kërkon të vërë një President Kukull.

Nesho: Po të ishte se kërkohej një President konsensual do të ishte shumë i hapur diskutimi. Kryeministri Rama sot tha me kë të diskutosh nga opozita duke i ofenduar. Ai nuk pranon asnjë gjë. Nëse ishte ideja që ne duhet të sjellim disa ekuilibra në Shqipëri dhe të jemi të qartë që pushteti i ka marrë të gjitha institucionet. I vetmi institucion që nuk kishte marrë ishte ai i Metës i cili rezistoi deri në fund. Edhe unë besova se Rama do thoshte jam i ngopur me pushtetin, ke ra marrë opozita, le të sjellim një balancë. Kjo është pjesa teatrale që e nisi, me përfaqësues të shoqërisë civile etj. Ai e thotë shumë qartë, ne kemi numrat ne do ta vendosim. Gjithë pushteti i mungon legjitimiteti, por autokratët duke filluar që nga Putini përpiqen të kenë një pjesë të legjitimuar. Rama do verë një kukull. /abcneës.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!