Barcelona dhe klubet e tjera spanjolle kanë zbritur në fushë së fundmi. Pas një periudhe të gjatë pushimi, futbollistët po stërviten që të jenë gati për momentin e rifillimit të kampionatit, nëse kjo do të ndodhë. Autoritetet ende nuk kanë dhënë “OK” -in dhe të gjithë janë në pritje.
MEDICAL NEWS | @samumtiti has a right calf injury. His progress will determine his availability for the coming workouts. pic.twitter.com/kFZxdEzfrp
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 9, 2020
Pushimi i gjatë, veçse ka bërë që lojtarët të humbin formën sportive dhe fizike, u krijon atyre edhe probleme të tjera. Gjatë kësaj periudhe lojtarët janë shumë të rrezikuar nga dëmtimet dhe një të tillë e ka pësuar një prej mbrojtësve të Barcelonës.
Klubi katalanas ka njoftuar se Samuel Umtiti ka pësuar një dëmtim në pulpë dhe nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë jashtë. Francezi penalizohet nga ky lëndim dhe shpreson që të rikuperohet sa më shpejt, që të jetë gati për skuadrën e tij. /abcnews.al