Pushimet kthehen në tmerr për të riun…

schedule11:01 - 30 Maj, 2018

schedule 11:01 - 30 Maj, 2018

Pushimet në Florida u kthyen në një tmerr për një adoleshent amerikan.

Cody High, 15 vjeç, ishte në një udhëtim nga San Angelo, Texas, me familjen e tij, kur ndaluan në plazhin Cocoa për të notuar në oqean. I riu tha për mediat amerikane se ishte duke luajtur në ujë me mbesat dhe nipërit, kur u sulmua nga një peshkaqen rreth 2 metra.

“Isha zhytur deri te gjuri dhe po kthehesha, kur më kapi. Nuk e pashë fare”, tha ai.

Peshkaqeni e kafshoi në gju 15-vjeçarin, i cili u dërgua menjëherë në spital, ku i qepën edhe plagën. High doli nga spitali të hënën, por incidenti e e detyroi që tani të lëvizë vetëm në karrige me rrota.

Shoqata të ndryshme joftitmprurëse po përpiqen që të mbledhin para që ta ndihmojnë atë që të rehabilitohet ose t’i nënshtrohet një operacioni tjetër të mundshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!