Jemi mësuar të shikojmë yjet e futbollit të kalojnë pushime nga më të çmendurat dhe më të veçantat, por këtë vit, për shkak të pandemisë, gjërat kanë ndryshuar. Shumë prej yjeve të futbollit kanë vendosur të bëjnë pushimet në shtëpitë e tyre, pa kaluar kufinjtë, ndërsa shumë të tjerë, janë ende me angazhime sportive.
Në Gjermani, futbollistët kanë nisur pushimet, për shkak se Bundesliga dhe DFB Pokal kanë përfunduar. Lewandowski, sulmuesi i Bayernit, ka publikuar një foto në breg të detit, ku shihet se është ende në formë të shkëlqyer fizike. Gati kur të rikthehet Champions League pas një muaji…
Ndërsa Mario Balotelli, ka shumë kohë që është me “pushime”. Pasi ndërpreu kontratën me Brescian, bomberi italian është agjent i lirë dhe në postimet e tij më të fundit në Instagram, shihet se ka ndryshuar dhe model flokësh. Të çuditshme, të veçanta dhe që kanë marrë shumë vëmendje në rrjet…/abcnews.al