SHQIPËRI- Kryeqyteti renditet destinacioni kryesor për udhëtimet apo pushimet për qytetarët shqiptarët. INSTAT ka publikuar anketën e udhëtimeve dhe pushimeve për qytetarët shqiptarë gjatë vitit 2024 ku vërehet se shqiptarët kanë udhëtuar më shumë gjatë vitit të kaluar.
Në vitin 2024, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë), të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4.4 milionë ne total.
Tirana ka regjistruar numrit më të lartë të vizitorëve nga qytete të tjera të vendit. Sipas Instat në vitin 2024, destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale në Shqipëri janë qarqet: Tiranë me mbi 15 %, Vlorë 12 ndjekur nga Korça e Durrësi.
Ndërkohë si destinacione të huaja rezultojnë se janë kryesisht vendet fqinje ku edhe numri i emigrantëve shqiptarë është më i lartë. Sipas Instat shqiptarët kanë preferuar më shumë Italinë, Greqinë dhe Gjermaninë të ndjekura nga Anglia e Franca.
Udhëtimet brenda dhe jashtë vendit shqiptarët i realizojnë në pjesën më të madhe gjatë muajit gusht por nuk mbetet pas edhe periudha e fundvitit ndjekur nga muaji korrik.
Anketa “Pushime dhe Udhëtime” mbledh të dhëna mbi udhëtimet me të paktën një natë fjetjeje për pushime, udhëtime pune dhe udhëtime të tjera, si brenda dhe jashtë vendit për qytetarët shqiptarë