Pushime të freskëta në Pogradec, qytetarët e zgjedhin për klimën dhe plazhet publike

schedule12:25 - 25 Korrik, 2023

schedule 12:25 - 25 Korrik, 2023

Pogradeci këtë verë ku vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë vendin tonë, freskia e qytetit ka bërë që të jetë në fokus të pushuesve.

Gazetari Roland Beqiraj raporton për ABC News se në bregun e Liqenit të Pogradecit termometri shënon 28 gradë Celsius, që krahasuar me qytetet e tjera i bie dyfish më ulët sesa temperaturat në tiranë, Elbasan, Fier, dhe në qytetet e tjera bregdetare.

Ndërkohë sa u përket vizitorëve gazetari shprehet se Pogradeci mbetet në fokusin e pushuesve mbi 50 vjeç që vijnë nga Tirana kryesisht por edhe nga qytetet e tjera për të gjetur freskinë e ditëve përvëluese.

Gjithashtu një rritje e lehtë e çmimeve është shënuar këtë vit edhe në Pogradec, por kjo sa i përket produkteve ushqimore dhe restoranteve ndërsa akomodimi ka ngelur në shifrat e mëparshme me 35 apo 40 mijë lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!