Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është arrestuar në Greqi, më saktësisht në Mykonos, aty ku po kalon ditët e tij të pushimit. Anglezi është arrestuar mbrëmë, pas një sherri.
Maguire, së bashku me dy anglezë të tjerë, janë përfshirë në një debat në një klub në Mykonos, më pas kanë dalë në ambientet jashtë dhe kanë vazhduar sherrin.
Policia ka ndërhyrë për të qetësuar gjakrat dhe akuzat janë se në sherr e sipër, Maguire ka goditur dhe një oficer policie. Aktualisht, Maguire është i arrestuar në rajonin e policisë, ndërsa Manchester United ka biseduar me autoritetet lokale greke për të zgjidhur sa më parë situatën./abcnews.al
BREAKING: Harry Maguire 'arrested in Greece' for 'attacking police in a fight.'https://t.co/GWHW6R4o8S
— SPORTbible (@sportbible) August 21, 2020