Pushime mes detit, lagunës dhe pyllit, turistët vendas i rikthehen plazhit te Darëzezës

schedule23:24 - 18 Korrik, 2020

schedule 23:24 - 18 Korrik, 2020

Mes masivit pyjor me pisha dhe lagunës së Kërnicës, Darëzeza po tërheq pushues nga i gjithë vendi

Ndryshe nga destinacionet e famshme me resorte betoni, Darëzeza pothuajse e panjohur ka restorante të ndërtuara me dru që ofrojnë rehatinë e oborreve të shtëpive dhe kuzhinën tradicionale myzeqare.

Plazhi i shtrirë në një vijë bregdetare prej 14 km, preferohet nga turistë që duan dhe natyrën.

Fermerët e zonës, shfrytëzojnë sezonin veror për shitjen e produkteve bujqësore ndërsa pushuesit nga ana tjetër kursejnë kohë dhe para duke bërë pazarin, teksa kthehen nga plazhi për në shtëpi.

“Pasi mbarova punën erdha në plazh para se të iki bëj dhe pazar. Këtu ka produkte të mira,” thotë ai.

Fshati i Darëzezës është populluar me banorë nga zonat e Gramshit, të cilët u shpërngulën në vitin 1988, kur atje u ndërtua hidrocentrali.

Ndodhet në skajin jug-perëndimor të Fierit në kufi me grykëderdhjen e lumit Vjosë. Brenda masivit pyjor është një lagunë e vogël të cilën Bashkia e Fierit po planifikon ta kthejë në destinacion argëtues për lundrim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!