Puntata e fundvitit e “E ardhmja është vajzë” do të jetë për të mos u humbur! Art dhe emocione të bukura

schedule18:27 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 18:27 - 30 Dhjetor, 2020

Prej disa javësh, e mërkura në mbrëmje në ekranin e “Abc” i është rezervuar “E ardhmja është vajzë”, emisionit që ka tërhequr vëmendjen e publikut që në nisje, teksa ka zbuluar mjaft histori suksesi, por edhe vështirësie, të shumë vajzave dhe grave. Personazhe të njohura të ekranit, por edhe vajza të suksesshme por jo shumë të njohura për publikun, janë vënë “përballë” njëra-tjetrës në studion e programit, ku kanë treguar shumëçka, por mbi të gjitha arsyen pse “E ardhmja është vajzë”.

Kështu, vajzat kanë hyrë nën “lëkurën”” e njëra-tjetrës në rubrikën “Unë jam ti”, po ashtu kanë provuar me fakte se nuk ka “punë burrash” që ato nuk dinë ta bëjnë, ndërsa kanë shprehur dashurinë për njerëzit e zemrës dhe kanë marrë mesazhe që jo rrallë herë i kanë përlotur. E gjitha një ide origjinale e autores dhe moderatores Ermira Çausholli, e cila është treguar e kujdesshme që çdo puntatë t’ja dedikojë jo vetëm grave shqiptare, por edhe baballarëve, djemve, dhe çdokujt që e meriton të marrë dashuri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Ndërsa sonte, puntata e fundit për këtë vit e programit tashmë të njohur, ka rezervuar shumë surpriza për publikun.  Studioja do të jetë e mbushur me artistë të vërtetë të skenës tonë, me Rosela Gjylbegun dhe Marsela Cibukajn si “konkurente” dhe Endri dhe Stefin Prifin si opinionistë. Kryefjala e kësaj mbrëmje do të jetë muzika, me vajzat që shumicën e sfidave kanë vendosur t’i realizojnë pikërisht përmes këngëve, ndërsa për herë të parë njëra prej sfidave është zhvilluar “live”.

Sigurisht që performancave i janë bashkuar edhe vëllezërit korçarë, po ashtu edhe i rrëfimeve emocionuese. Ndërkohë që qershia mbi tortë e puntatës është performanca e vetë moderatores Çausholli në rubrikën “E dua dashurinë”, por edhe e stafit të programit. Do të jetë vërtetë një mbrëmje për të mos u humbur!