Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në zonën industriale të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari Nikollaq Kacimbro punonte si roje pranë një biznesi.
78-vjeçari kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al