Një 45-vjeçar me iniciale E.G, i cili punonte si bari në Vlorë është zhdukur.
Ka qenë vëllai i tij ai që ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Elbasan zhdukjen e 45-vjeçarit.
Njoftimi i policisë
Në Komisariatin e Policisë Elbasan ka bërë kallëzim shtetasi N. G., 43 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, se i është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin E. G., 45 vjeç, i cili punonte si bari në qytetin e Vlorës. Punohet për gjetjen e tij.
/abcnews.al/