Punonjësja u shtyp nga trajleri në Durrës, porti: Jemi të pikëlluar, familja s’do jetë kurrë vetëm

schedule22:09 - 7 Janar, 2021

schedule 22:09 - 7 Janar, 2021

Autoriteti Portual Durrës ka reaguar në faqen zyrtare në “Facebook”, për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit.

25-vjeçarja Artineda Haskasa, efektive e sigurisë portuale u përplas për vdekje nga një trajler.

Lexo edhe: Trajleri përplas për vdekje efektiven e sigurisë portuale në Durrës

Ndërsa shpreh ngushëllimet, APD shkruan se në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, organet hetimore dhe të gjitha Divizonet  e APD-së janë angazhuar në funksion të zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Reagimi:

Sot e gjithë familja e madhe e APD-së është thellësisht e pikëlluar nga humbja tragjike e jetës e koleges tonë Artineda Haskasa.

I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjarëve dhe miqve të Artinedës dhe i gjendemi pranë familjes së saj në këto momente të vështira. Nuk do jeni kurrë vetëm!

Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe organet hetimore, të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht në funksion të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes tragjike, në një territor të rëndësisë së veçantë! Uniforma që mbante veshur sot kolegia jonë, meriton respekt dhe mirënjohje pafund! Dritë të pastë shpirti!

#APD

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!