Qytetarët e Rubikut nuk marrin dot certifikata në gjendjen civile për shkak se punonjësja është me leje dhe nuk ka zëvendësues.
Marrja e dokumenteve elektronike përveç probleme se shumica nuk dinë ta përdorin, ka edhe një problem të dytë, përdorimi i sistemit realizohet nga punonjës të veçantë. Prej disa ditësh, banorët e Rubikut nuk marrin dot certifikata për shkak se punonjësja është me leje dhe nuk ka zëvendësues.
Për të marrë një shërbim të tillë, banorët e Rubikut duhet të presin rikthimin e punonjëses së gjendjes civile, por as kohën e rikthimit të saj nuk e dinë. Në rastet kur një dokument i tillë nevojitet masivisht, Drejtoria e Gjendjes Civile nuk ka marrë masa për zëvendësimin e saj në mënyrë që të vijojë shërbimi dhe të zgjidhë problemet e qytetareve.
Këta banorë po penalizohen në dorëzimin e këtyre dokumenteve pranë institucioneve që i kërkojnë ato. E-albania ishte një opsion për të ndihmuar qytetarët, por në rastin e banoreve të Rubikut po rezulton pengesë dhe vonesë.
/abcnews.al