Marjana është oficere sigurie në shkollën “Muharrem Collaku” në Pogradec.
Ajo është ndër të parat që ka refuzuar vaksinën. Marjana është paraqitur në ambientet e gjimnazit ku po kryhet vaksina për të dorëzuar formularin, ku shpjegon arsyet e refuzimit.
“Nuk e kam bërë vaksinën sepse kam një fëmijë të vogël”, thotë ajo.
https://youtu.be/rjUQ7nVvLlw
Ka edhe nga ata që e refuzojnë pasi kanë pak kohë që e kanë kaluar covid, për t’ju lënë radhën të tjerëve që se kanë kaluar.
Edhe pse është një vaksinë e ndaluar në shumë shtete të botës, Elona Katiraj, drejtoreshë e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Pogradec shprehet optimiste për këtë vaksinë.
“Vaksina e ardhur është AstraZeneca, është një vaksinë shumë e mirë. Efekt anësore mund të jetë vetëm një temperaturë. Personat qëndrojnë 10 min në një dhomë të veçantë pas bërjes së vaksinës. Theksoj që nga dje ne nuk kemi pasur asnjë refuzim. Do të vazhdojmë sërish me arsimtarët pasi shihet se ato janë shumë të interesuar”, tregon ajo.
Edhe në Gjirokastër 578 arsimtarë kanë pranuar të marrin vaksinën AstraZeneca.
Shpëtim Novi, drejtor i Shëndetit Publik në këtë qytet thotë se janë 292 mësues që nuk do të kryejnë vaksinën, pasi sapo kanë kaluar vaksinën.
“Kemi kategorinë që është duke e kaluar apo e ka kaluar Covid në një periudhë të afërt”, shprehet ai.
Ky proces vijon paralelisht edhe në qytete të tjera.
/abcnews.al/