“Punonjësit sezonal, të paguhen çdo muaj”/ Jahaj: Bizneset të kenë lehtësi fiskale. 20 për qind e punonjësve në hoteleri, të huaj

schedule20:48 - 18 Prill, 2025

schedule 20:48 - 18 Prill, 2025

Presidenti i HORECA, Enri Jahaj i ftuar në programin ekonomik ‘Sheshi i Dollarit’ tha se punonjësit sezonal duhet të paguhen çdo muaj të vitit dhe të ketë gjithashtu edhe lehtësi fiskale për bizneset. Ndërkohë me tej, Jahaj shtoi se në sektorin e shërbimeve dhe hotelerisë rreth 15-20 për qind e punonjësve janë të huaj dhe me kontrata të rregullta, ndërkohë shumica e punëmarrësve deklarojnë vetëm pagën Neto.

“Kjo lidhet me vizionin afatshkurtër që është parë pjesa e pagave. Nuk është parë për punëtorët sezonal, kur merr një punëtor sezonal, çdo biznes e ka të pamundur të bëj një deklarim 100 për qind. Ende nuk ka një strategji si mund të gjendet një zgjidhje për politika afatgjatë që këta punonjës të kenë një pagë minimale gjithë vitin dhe sigurime shoqërore. Ndërkohë këto biznese duhet të kenë lehtësi fiskale.

Pagat në Shqipëri deklarohen në NETO, sa do marr në xhep. Nëse një inspektor pune shkon në cdo biznes në Shqipëri 99 për qind e punëmarrësve nuk dijnë pagën Bruto. Në hotelet dhe sherbimet duhet të ketë një qasje më dinamike, sepse ky biznes është shumë i vrullshëm. Rreth 15-20 për qind janë punonjës të huaj dhe janë me kontrata të rregullta.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!